Telegrafi

Majk reagon me kritika ndaj artistëve që bjeljnë klikime: Krejt karrierën e keni të sponsoruar

Reperi i njohur Majk është mjaft i pëlqyer dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e tij, gjersa nuk mungojnë edhe statuset me dedikime.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ai ka shkruar në InstaStory disa kritika për pseudo-artistët të cilët blejnë klikime dhe çdo sukses e kanë mashtrim.

“Krejt karrierën e keni të sponsoruar, spo di a jeni k… a këngëtarë”, ka shkruar ai fillimisht.

Foto: Capital T/InstaStory

Më pas, reperi ka treguar se për çfarë e ka pasur fjalën detajisht kur ka përmedur fjalën “i sponsoruar”.

“I sponsoruar i bien klikimet e blera, për ju që s’e dini”, ka shkruar Majk më pas në InstaStory.

Foto: Capital T/InstaStory

Përndryshe, projekti i fundit nga ai mbetet bashkëpunimi me Capital T, kënga “Pasha jetën”, e cila u pëlqye në masë të madhe nga fansat.

Pritet që në muajt në vazhdim, reperi të sjell për fansat projektet e reja për verën. /Telegrafi/