Site icon Telegrafi

Majk pas Juves, shfaqet me fanellë të Milanit (Foto)

Reperi i Babastars, Majk, duket se është fans i madh i futbollit italian.

Ai vetëm pak ditë pasi doli me një fanellë të Juventusit në përkrahje të ndeshjeve të rëndësishme të klubit të futbollit nga Torino, tash ka dalë me rekuizita të një klubi tjetër.

Ai në një postim në Snapchat është parë me një bluzë të Milanit, e bardhë nga Adidas dhe tejet e thjeshtë.

Edhe pse i qëndron bukur, fansat tashmë kanë shtruar pikëpyetje për këtë detaj të reperit.

A thua vallë Majk i ndërron klubet sikurse qorapet e tij? Këtë mund ta tregojë vetëm ai vet.

Ndryshe, reperi është futur në punë intensive për projektin e tij të ri. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version