Për të pasur kujdes nga përhapja e coronavirusit, qytetarët e Kosovës janë duke qëndruar në shtëpitë e tyre, ndërsa këtu nuk bëjnë përjashtim as personalitetet e njohura.
Majk është një prej të famshmëve që janë izoluar brenda, ndërsa ka zgjedhur ta kalojë kohën duke u argëtuar me muzikë. Kështu, ai e ka publikuar një video, duke kënduar e vallëzuar nën ritmet e një prej materialeve të tij muzikore.
“Shkojmë me pak pozitivitet i karantinuar në studio”, ka shkruar reperi në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.
Ndërsa në vazhdim e ka shoqëruar me tekstin e këngës, të cilën ka zgjedhur ta interpretojë.
Gjatë të shtunës, ai ke publikuar një fotografi në natyrë, të cilën e ka përshkruar thjesht: “Pranverë”. /Telegrafi/