Treshja e hip hopit, Majk, Getoar Selimi dhe Babastars, janë duke punuar në projektin e tyre më të ri.
Ata janë parë duke punuar në një prej studiove këngët e tyre të reja.
Ata tashmë janë duke punuar në formë individuale pas ndarjes së grupit Babastars, e të drejtat e shfrytëzimit të labelit kanë mbetur pa sqaruar.
Mbetet të shihet çka kanë bërë gati yjet e hip hopit, e hitet e verës janë të pritshme prej tyre.
Së fundmi Majk publikoi projektin shumë të suksesshëm “Nuk dorëzohna”. /Telegrafi/