Reperi Majk e ka nisur vite më parë karrierën e tij si reper.
Ai dhe miku i tij Onat themeluan së bashku grupin TDS, dhe sollën bashkë shumë këngë të cilat u shndërruan në hite.
Dalë nga dalë ky grup “u shkri” në Babastars, labelit që tashmë kishte mbledhur shumë emra të njohur rreth tij.
Ata tani vazhdojnë karrierën më shumë në projektet solo, por që sërish ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Këtë gjë e vërteton edhe nostalgjia e Majkut për të publikuar një fotografi të pesë viteve më parë në InstaStory.
Në foto ai shfaqej bashkë me Onatin dhe menaxherin e Babastars, Dekorim Sahitin duke pirë kafe.
Ndonëse janë vetëm pesë vjet, vërehet mjaft mirë që dyshja kanë pësuar ndryshime nga ajo kohë. /Telegrafi/