Kastriot Rexha, i njohur me emrin artistik Majk, sapo ka publikuar projektin e tij më të ri.
“Dashni” titullohet krijimi më i ri i artistit, të cilin e solli të realizuar me videoklip natën e mbrëmshme, transmeton Telegrafi.
Me gjithë pëlqyeshmërinë që arriti, kënga u kritikua si jo origjinale.
Në fakt, fansat po e akuzojnë reperin se ka vjedhur stilin e artistit francez, Zombie në këngën “Maître Gims”.
Ende nuk kemi ndonjë reagim të Majkut, i cili përkundër kritikave arriti që në vetëm pak orë të shënojë një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/