Mesfushori anësor i Leicester Cityt, Riyad Mahrez, thuhet se është i etur për tu bashkuar me Arsenalin para Manchester Cityt.
Mahrez ka treguar nivel të lartë në sezonet e fundit me ‘Dhelprat’ duke qenë njëri nga futbollistët kryesor edhe në titullin e fituar në 2015/16.
Kjo ka bërë që algjeriani të zgjoj interesim të madh tek skuadrat evropiane, e në veçanti ato nga Liga Premier.
Megjithatë, sipas mediumit britanik Daily Express, Arsenali është destinacioni ideal i Mahrezit.
Mahrez thuhet se favorizon një lëvizje në Emirates Stadium para atij Etihad të Manchester Cityt.
Edhe skuadra londineze thuhet se e ka opsion alternative Mahrezin, të cilin do të merrnin në konsideratë për ta transferuar gjatë verës.
Tottenham dhe Chelsea gjithashtu mund të joshin Mahrezin për një largim nga stadiumi King Power.
Por, lojtari i Leicesterit shpreson që Arsenali të mbledhë paratë dhe të shpenzoj për të në afatin e transferimeve të verës. /Telegrafi/