Telegrafi

Mahrez transferohet te gjiganti anglez

Mesfushori algjerian, Riyad Mahrez pritet të vendosë për të ardhmen e tij shumë shpejtë.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Eurosport’, anësori ka arritur një marrëveshje paraprake me gjigantin anglez Arsenal.

Skuadra londineze pritet që për transferimin e Mahrezit në Londër t’i paguajë 42 milionë euro kampionëve të Anglisë, Leicester City.

Lexo po ashtu ​10 transferet më të shtrenjta mes klubeve të Bundesligës

Mahrez shkëlqeu në stinorin paraprak me Leicesterin duke ndihmuar skuadrën e tij ta fitoi titullin e parë në histori të klubit.

Por përveç Arsenali në garë të ngushtë për transferimin e algjerianit është edhe Chelsea. /Telegrafi/