Mesfushori algjerian, Riyad Mahrez pritet të vendosë për të ardhmen e tij shumë shpejtë.
Sipas asaj që ka raportuar ‘Eurosport’, anësori ka arritur një marrëveshje paraprake me gjigantin anglez Arsenal.
Skuadra londineze pritet që për transferimin e Mahrezit në Londër t’i paguajë 42 milionë euro kampionëve të Anglisë, Leicester City.
Mahrez shkëlqeu në stinorin paraprak me Leicesterin duke ndihmuar skuadrën e tij ta fitoi titullin e parë në histori të klubit.
Por përveç Arsenali në garë të ngushtë për transferimin e algjerianit është edhe Chelsea. /Telegrafi/