Telegrafi

Mahrez do t’i bashkohet Arsenalit brenda javës

Riyad Mahrez pritet të bëhet futbollisti më i ri i Arsenalit.

Mesfushori algjerian ka kërkuar të largohet nga Leicester City këtë verë dhe thuhet se po priste një ofertë nga Barcelona.

Megjithatë, pa ndonjë ofertë të afërt nga Barcelona, Mahrez tani pritet të bashkohet me Arsenalin, duke qenë gjithashtu i lidhur me një lëvizje në Chelsea.

Sipas Calciomercato, Arsenali do të njoftojë nënshkrimin e algjerianit, Riyad Mahrez, në ditët e ardhshme.

Ky transferimi pritet t’i kushtoj Topçinjve rreth 30-40 milionë euro. /Telegrafi/