Mediat angleze shkruajnë se Manchester City tashmë ka gjetur zëvendësuesin për Riyad Mahrez, i cili po largohet për në Arabinë Saudite, ndërsa Pep Guardiola do të përforcohet me yllin e Barcelonës, Raphinha.
Braziliani u largua nga Leeds vitin e kaluar dhe iu bashkua Barcelonës për 58 milionë euro, megjithëse në atë kohë interesim shfaqi edhe Arsenali.
Në fund, anësori “ndoqi ëndrrat e tij” dhe kërkoi ekskluzivisht një transferim te Barcelona, që përfundimisht u realizua.
Ndonëse luajti një sezon të mirë në fanellën e klubit katalanas, me të cilin fitoi edhe titullin kampion spanjoll, Raphinha nuk i përmbushi plotësisht pritshmëritë e mëdha të tifozëve dhe drejtuesve të Barcelonës.
Ai arriti të shënojë 10 gola në 50 paraqitje, një numër jo i kënaqshëm për një sulmues anësor që luan në një klub si Barcelona.
Edhe pse u lidh edhe një herë me Arsenalin, Raphinha mund të vazhdojë karrierën në radhët e Manchester Cityt, pasi të largohet zyrtarisht algjeriani Riyad Mahrez në ditët në vijim.
Pas portierit Edouard Mendy nga Chelsea dhe Roberto Firmino nga Liverpool, Mahrez do të bëhet lojtari i ri i Al-Ahli.
Mahrez duhet të fitojë 50 milionë euro në klubin e ri për dy vite bashkëpunim.
Riyad Mahrez to Al Ahli, here we go! The documents are being exchanged as Man City and Al Ahli want the deal signed by the end of the week. 🚨🟢🇸🇦 #AlAhli
Mahrez will sign until June 2027 — Man City will receive €35m fee with add ons included.
Medical booked in the next 24h. pic.twitter.com/Vh390HYr6V
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 19, 2023
Në anën tjetër vlera e Raphinhas aktualisht vlerësohet në 60 milionë euro dhe është e sigurt që Manchester City duhet t’i paguajë Barcelonës diçka të ngjashme, shumë që Barcelona mund ta pranojë pasi ka nevojë për shitjen e lojtarëve. /Telegrafi/