Telegrafi

Mahrez synimi kryesor i Barcelonës

Për afatin kalimtar veror Barcelona ka synimin kryesor transferimin e yllit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez, raporton The Sun.

Raportohet se Luis Enrique i ka kërkuar hierarkisë së klubit që në verë ta transferojnë përfaqësuesin e Algjerisë, transmeton Koha.net.

Kampioni i Spanjës është duke përgatitur një ofertë rreth 20 milionë euro, përderisa atë janë duke e monitoruar edhe disa klube të tjera.