Telegrafi

Mahrez pret ofertën e Barçës

Riyad Mahrez është i interesuar të transferohet të gjiganti spanjoll, Barcelona.

Anësori i Leicester Cityt pati një sezon me luhatje me skuadrën e tij pas atij të kaluarit ku u shpallen kampion të Ligës Premier.

Kjo ka bërë që Mahrez të mendoj largimin pas këtij sezoni dhe skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas shërbimeve të tij, ku më e interesuara duket të jetë Arsenali.

Megjithatë, sipas gazetës Sport, Mahrez është duke pritur që gjiganti katalunas, Barcelona të bëjë një ofertë në drejtim të tij, pasi ai dëshiron të largohet nga Liga Premier.

Mahrez raportohet të ketë një ofertë nga Arsenali, së bashku me interesin nga Chelsea, por ai është i interesuar të luajë në La Liga dhe është një objektiv për Barcelonën. /Telegrafi/