Riyad Mahrez ishte një ndër më meritorët që Leicester City u shpall kampion i Ligës Premier Ligës një vit më parë.
Mesfushori i Leicester Cityt ka pasur oferta të shumta gjatë afatit kalimtar të verës, por ekipi më konkret ka qenë Arsenali, me të cilin lojtari ka pasur edhe kontakte, por çmimi i lartë që i kishin vënë ‘Dhelprat’ ia pamundësoi kalimin në Londër.
“Kam qenë në kontakte me Arsenalin. Mirëpo, Leicester nuk deshi të më lejonte të largohesha dhe kërkonin shumë para”, ka thënë ai për Canal Football Club, transmeton Telegrafi.
“Unë iu shmanga një konflikti të mundshëm me klubin dhe vendosa të qëndroja. Besoj se kam bërë gjënë e duhur”.
“Tani jam i koncentruar vetëm këtu për të dhënë më të mirën”, ka përfunduar algjeriani, i cili ka vazhduar kontratën deri në vitin 2020. /Telegrafi/