Site icon Telegrafi

Mahmud Abbas nuk do të Takohet me Nënkryetarin Amerikan

Lideri i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, nuk do të takohet me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, gjatë një vizite që Pence do ta ketë në Izrael.

Ndihmësi i Abbasit, Majdi al-Khaldi, ka thënë sot se “nuk do të ketë takim” pas vendimit të kësaj jave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara kanë kaluar të gjitha vijat e kuqe me vendimin e Jerusalemit”, ka thënë Khaldi.

Një anëtar i lartë i partisë së Abbasit i ka thënë AFP-së se Pence “nuk është i mirë se ardhur në këtë vend”.

Pence planfikohet të udhëtojë në Lindjen e Mesme pak kohë para Krishtlindjeve.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të ndjeshme në konfliktin izrealito-palestinez.

Autoriteti Palestinez e konsideron këtë vend si kryeqytet të shtetit të tyre në të ardhmen.

Shumica e vendeve i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Në njoftimin e tij presidenti Trump ka thënë se do ta bartë Ambasadën Amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Ky vendim pritet të zgjasë tri deri në katër vite.

Exit mobile version