Telegrafi

Mahmoud Dahoud arrin marrëveshje personale me Dortmundin

Chelsea dhe Liverpool po rivalizohet prej Borussia Dortmundit për mesfushorin e Borussia Monchengladbachut, Mahmoud Dahoud.

Daily Express raporton se Chelsea ka mbajtur bisedime me përfaqësuesit e futbollistit.

Edhe Liverpool është i interesuar për shërbimet e lojtarit, megjithëse kishte dështuar ta transferojë gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Telegrafi.

Bild raporton Dahoud ka arritur një marrëveshje personale me Dortmundin dhe ka të ngjarë të transferohet te ‘milionerët’ për 10 milionë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve

Ndryshe, futbollisti është edhe reprezentues i Gjermanisë, megjithëse prindërit i ka nga Siria. /Telegrafi/