Telegrafi

Maguire: Duhet ta bëjmë Old Traffordin një kështjellë

Harry Maguire (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Harry Maguire debutoi për Manchester Unitedin në ndeshjen kundër Chelseat, ndërsa ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në takimin, të cilin Djajtë e Kuq e fituan me rezultat 4-0.

“Është një fillim i shkëlqyer për mua dhe për skuadrën. Në pjesën e parë ishim paksa me fat, mirëpo në gjysmën e dytë ishim më shumë vetvetja”.

“Është ndeshja e par në Old Trafford, prandaj mendoj se ka pasur emocione. E humbnim topin në zona të rrezikshme. Lëviznim mirë në pjesën e dytë dhe treshja jonë e sulmit ishin shumë të rrezikshëm pas pushimit”.

Harry Maguire (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“E dinim se në vitin e kaluar nuk kishim pranuar gol në vetëm dy ndeshje. Duhej të bënim një kështjellë. U ndjeva mirë. Kam kaluar vetëm tri apo katër ditë me bashkëlojtarët. Do të bëhem më i mirë dhe do të forcohem”, ka deklaruar Maguire për Sky Sports.

Lexo po ashtu Unitedi e turpëron Chelsean në startin e Ligës Premier - Daniel James debuton me gol

Kujtojmë që futbollisti anglez u bë mbrojtësi më i shtrenjtë kur nënshkroi për Unitedin nga Leicester City këtë verë. /Telegrafi/