Telegrafi

“Magdalena”, Tayna tërheq vëmendje të madhe me imazhet tërheqëse

Tayna Foto: Instagram/tayna

Rep-artistja e njohur, Tayna, vazhdon të jetë ndër më të komentuara dhe pëlqyerat në estradën shqiptare.

Ajo ka bërë pothuajse tre vite që kur ka dalë në skenë, ndërsa që nga atërherë numëron mijëra fansa.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë një imazh që la me gojëhapur 1.5 milionë ndjekësit.

Përmes veshjes së ekspozuar, Tayna në rend të parë ka vënë gjoksin e formësuar e po ashtu edhe barkun e sheshtë.

Flokët kësaj radhe i ka lënë të lakuara mbi supe, ndërsa për makijazh ka shkuar me disa nuanca më të hapura.

“Magdalena”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

“Moona” në anën tjetër është projekti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me artistin francez L’Algerino. /Telegrafi/