Telegrafi

Mafia siciliane i del në ndihmë Maxi Lopezit, kjo është gjëja mizore që ata janë të gatshëm t’i bëjnë Icardit

Mauro Icardi është një nga lojtarët për të cilin flitet më së shumti në mediat botërore.

Duke filluar nga interesimit i skuadrave të mëdha për atë, polemikat e tij me Diego Armando Maradonan, tradhtinë që ia kishte bërë shokut të tij, Maxi Lopez, duke u martuar me ish-guruan e tij, Wanda Nara dhe së fundi edhe për polemikat me tifozët ultas të Interit.

Lexo po ashtu Fillimisht i fyeu, tani kërkon falje por tifozët e vërshëllejnë Icardin

Por, lajmi i fundit në mediat italiane që ka shokuar të gjithë është ai i gazetarit Carlos Monti, i cili për Radio 10 ka thënë se Icardi është në rrezik jete.

Monti ka thënë se mafia siciliane i ka ofruar shërbimet e tyre Maxi Lopezit, duke i lënë një letër dhe një numër telefoni te makina e futbollistit të Torinos:

“A dëshironi që Icardi të mos luajë më futboll? Të merremi ne me të? A dëshironi t’ia këpusim të dy këmbët?”, ishte e shkuar në letër.

Lexo po ashtu Maxi Lopez refuzoi t’ia japë dorën Icardit (Video)

Ky lajmë nuk është konfirmuar nga autoritetet lokale, por është përgënjeshtruar nga gruaja dhe agjentja e Icardit, Wanda Nara. /Telegrafi/