Mauro Icardi është një nga lojtarët për të cilin flitet më së shumti në mediat botërore.
Duke filluar nga interesimit i skuadrave të mëdha për atë, polemikat e tij me Diego Armando Maradonan, tradhtinë që ia kishte bërë shokut të tij, Maxi Lopez, duke u martuar me ish-guruan e tij, Wanda Nara dhe së fundi edhe për polemikat me tifozët ultas të Interit.
Por, lajmi i fundit në mediat italiane që ka shokuar të gjithë është ai i gazetarit Carlos Monti, i cili për Radio 10 ka thënë se Icardi është në rrezik jete.
Monti ka thënë se mafia siciliane i ka ofruar shërbimet e tyre Maxi Lopezit, duke i lënë një letër dhe një numër telefoni te makina e futbollistit të Torinos:
“A dëshironi që Icardi të mos luajë më futboll? Të merremi ne me të? A dëshironi t’ia këpusim të dy këmbët?”, ishte e shkuar në letër.
Ky lajmë nuk është konfirmuar nga autoritetet lokale, por është përgënjeshtruar nga gruaja dhe agjentja e Icardit, Wanda Nara. /Telegrafi/