Tashmë kënga e re e Mc Kreshës dhe Lyrical Son po pëlqehet shumë.
Dyshja e PINT sollën kohë më parë projektin e tyre të fundit, “Mafia Shqip” me çka nxitën shumë reagime për shqiptimin e drejt të kësaj fjale.
Ky projekt u prit shumë mirë nga publiku dhe tashmë ka arritur një milion klikime për një javë.
Dyshja janë shumë të angazhuar në koncerte së fundmi ku performuan në Hangover dhe Duplex.
PINT së shpejti mund t’i shohim edhe në Sunny Hill Festival, për të cilin tashmë kanë nisur shitjet e biletave në www.SunnyHillFestival.com.
Së shpejti Lyrical Son dhe MC Kresha pritet të vijnë edhe me album. /Telegrafi/