Site icon Telegrafi

Madonna, probleme kujdestarie me ish-partnerin e saj

Madonna dhe Guy Ritchie si duket janë në mes të një beteje, pasi njëri nga dy fëmijët e tyre ka refuzuar që të kthehet nga Londra në SHBA te nëna e tij.

Këngëtarja është paraqitur në Gjykatën Supreme dhe i ka shpjeguar gjykatëses se djali i saj i ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Londër te babai, transmeton koha.net.

Diva e muzikës pop, e cila është në një turne botëror, ka kërkuar nga gjykatësja që ta detyrojë ish-burrin e saj ta kthejë djalin 15 vjeçar Rocco në New York tek ajo.

Ndërsa gjykatësja ka thirrur ish-burrin e Madonnas dhe e ka pyetur rreth kësaj, ndërsa ai ka thënë se djali i tyre dëshiron të qëndrojë me të.

Megjithatë, gjykatësja ka thënë se djali duhet të kthehet në New York dhe të flasë me nënën e tij para se të vendosë se te cili prind dëshiron të qëndrojë.

Exit mobile version