Site icon Telegrafi

Madje dhe Tyson Fury do ua ketë frikën stërvitjeve të Oleksandr Uysk – po afron “dueli i shekullit”

Oleksandr Usyk po stërvitet fort për ndeshjen e shekullit kundër Tyson Fury, e cila është planifikuar për mesin e shkurtit në Arabinë Saudite.

Në një nga seancat e fundit stërvitore, ai demonstroi forcë të pabesueshme fizike, ndërsa ushtronte me pesha të rënda.

Ndeshja e shekullit është planifikuar të zhvillohet më 17 shkurt në Riad të Arabisë Saudite, në të cilën fituesi për herë të parë që nga viti 1999 dhe Lennox Lewis do të bashkojnë në një vend të gjithë titujt e boksit të peshave të rënda dhe me të drejtë do të mund të quhet kampion i unifikuar bote.

Lexo po ashtu Usyk frymëzohet nga një fjali e Eminemit, ndërsa Fury e zë si fyerje ndaj ukrainasit

Usyk zhvilloi luftën e tij të vetme në vitin 2023 më 27 gusht në Wroclaw, Poloni, duke e mposhtur Daniel Dubois në raundin e nëntë.

Ai mundi dy herë Anthony Joshuan dhe tani do të ketë shansin të bëhet kampion bote nëse mposhtë “Gypsy King”. /Telegrafi/

Exit mobile version