Madonna është rrahur fizikisht nga ish bashkëshorti, Sean Penn. Kështu raportonin së paku mediat, ku pohohej se mbretëresha e pop muzikës është rrahur disa herë nga aktori amerikan, Penn.
Por, përmes një fotografie dhe një mesazhi në rrjetet sociale, ajo ka reaguar duke aluduar se asgjë nuk është e vërtetë.
“Dy zemra rebele në divan”, shkruan këngëtarja 57-vjeçare përbri fotografisë së publikuar në Instagram.
“Jam e vetëdijshme për thashethemet që kanë qarkulluar për vite me radhë duke akuzuar Sean për një dhunim fizik ndaj meje, por janë thjesht mashtrime, shpifje dhe janë bërë për një qëllim të keq”, është shprehur Madonna, pasi ka hedhur poshtë akuzat për dhunë fizike ndaj saj. /Telegrafi/