Telegrafi

Macron u kërkon votuesve të bllokojnë të djathtën ekstreme që përfaqëson Le Pen

Emmanuel Macron kandidati për president të Francës ka hasur në brohoritjet e mbështetësve me të dal në skenë, të cilët bërtitnin “një, dy dhe pesë [vjet] të tjerë” dhe “Macron President”.

Ai falënderoi ata që e votuan, si dhe kandidatët që u kërkuan mbështetësve të tyre ta mbështesin në raundin e dytë të zgjedhjeve për president.

Lexo po ashtu Mbyllen qendrat e votimit në Francë: Macron dhe Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Ai u kërkon votuesve francezë të votojnë për të bllokuar të djathtën ekstreme nga marrja e pushtetit.

“I ftoj të gjithë, përfshirë ata që nuk më votuan në raundin e parë, të mblidhen pas nesh”, tha Macron.

Ai thotë se shpreson të bindë ata që nuk votuan ose që votuan për kandidatët ekstremë. Asgjë nuk është vendosur ende, thotë ai.

“Duke iu nënshtruar populizmit dhe ksenofobisë – kjo nuk është Franca”, thotë ai.

Lexo po ashtu Le Pen: Unë do ta vendos në binarë Francën

Ndryshe, Macron si kundërshtar për balotazhin e 24 prillit do ta ketë politikanen pro-ruse, Marine Le Pen. /Telegrafi/