Emmanuel Macron ka reaguar me zemërim ndaj thirrjes publike të Boris Johnsonit në drejtim të Francës për të marrë prapa emigrantët që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit Anglez.
Presidenti francez akuzoi kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar se nuk ishte “serioz” duke bërë thirrjen përmes Twitterit, pas tragjedisë së të mërkurës ku vdiqën 27 persona.
Dhe zëdhënësi i tij akuzoi Johnsonin për “bisedë të dyfishtë” pasi dallonte mes bisedës private dhe publike me Macronin, raporton bbc.
My letter to President Macron. pic.twitter.com/vXH0jpxzPo
— Boris Johnson (@BorisJohnson) November 25, 2021
Mosmarrëveshja diplomatike shpërtheu pasi Franca tërhoqi një ftesë të samitit për Sekretaren e Brendshme britanike, Priti Patel.
Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Komisioni Evropian do të marrin pjesë në bisedimet e së dielës në Calais, të cilat Macron i krijoi në përpjekje për t’u marrë me rritjen e fundit të kalimeve të emigrantëve përmes Kanalit.
Përpara takimit të së dielës, në një letër drejtuar Macronit të enjten, e cila u shpërnda në Twitter, Johnson përcaktoi pesë hapa që ai tha se mund të ndihmonin në shmangien e përsëritjes së tragjedisë.
Pesë pikat e Johnsonit për Macronit
Patrulla të përbashkëta për të parandaluar largimin e më shumë anijeve nga plazhet franceze
Përdorimi i teknologjisë më të avancuar, si sensorë dhe radarë
Patrulla detare në ujërat territoriale të njëra-tjetrës dhe mbikëqyrje ajrore
Thellimi i punës së celulës së përbashkët të inteligjencës së vendeve
Punë e menjëhershme për një marrëveshje dypalëshe për kthimin me Francën, së bashku me bisedimet për të krijuar një marrëveshje kthimi MB-BE. /Telegrafi/