Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se presin që edhe Kosova dhe Serbia angazhim të qartë për rrugën përpara.
Presidenti francez ka paralajmëruar masa nëse të dyja vendet “nuk sillen me përgjegjësi”
Në fjalimin e tij të parvjetmë para ambasadorëve, Macron bërë thirrje që palët të riangazhohen edhe për organizim të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, që serbët të kthehen në institucione të e po ashtu ka përmendur edhe formimin e Asociacionit.
“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha Macron.
Komentet e Macronit vijnë në një kohë kur Kosovës i është bërë thirrje vazhdimisht të kthehet në dialog me Serbinë dhe t’i organizojë zgjedhjet e reja në veri të vendit.
Situata në veri të Kosovës u përshkallëzua në maj, kur në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryetarët shqiptarë e morën pushtetin, ndërsa në ndërtesat komunale kanë hyrë me ndihmën e policisë. /Telegrafi/
🔴 #LIVE: Emmanuel #Macron spoke of the differences between Serbia and Kosovo that needed diplomatic support.
The French president also brought up the #NagornoKarabakh region, stating that he would ask for a humanitarian corridor to be respected 👇 pic.twitter.com/NEdLD7TDNP
— FRANCE 24 English (@France24_en) August 28, 2023