Site icon Telegrafi

Macron kundërshton dorëheqjen e kryeministrit francez pas rezultatit tronditës të zgjedhjeve

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka refuzuar dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal, pas publikimit të rezultateve shokuese të zgjedhjeve parlamentare.

Bëhet e ditur se Macron i ka kërkuar Attalit që të qëndrojë në detyrë përkohësisht “në mënyrë që të sigurohet stabiliteti i vendit”.

Attal kishte ofruar dorëheqjen pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Edhe pse ne kishim rezultate tre herë më të mira se sa ishte parashikuar, kjo nuk do të thotë se është një shumicë”, tha ai.

“Pra, besnik ndaj traditës republikane, në fakt do të tërhiqem nesër në mëngjes”.

Lexo po ashtu Kryeministri francez Gabriel Attal njofton dorëheqjen

Partia e ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen, mendohej të dilte si forca dominuese në politikën franceze. Por, ai doli i treti me 136-144 vende.

Koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor fitoi shumicën në Parlamentin francez, 182-193 vende.

Ndërkohë, grupi qendror i Macronit, Anasmble, fitoi 157-163 vende..

Pas publikimit të rezultateve u raportuan disa përleshje në Paris midis protestuesve dhe policisë.

Ndryshe, Franca tani thuhet është në rrugën e duhur për një parlament të varur, të ndarë midis tre grupeve të mëdha, përveç nëse e majta mund të arrijë marrëveshje me partitë e tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version