Telegrafi

Macron i kërkoi Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza, reagon Netanyahu

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i bëri thirrje Izraelit të ndalojë vrasjen e grave dhe foshnjave në Gaza dhe përsëriti thirrjen që të arrihet një armëpushim në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Tashmë ka ardhur edhe reagimi i kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka deklaruar se forcat izraelite nuk po vrasin civilë.

Ai tha se “të gjitha kombet duhet të dënojnë Hamasin dhe jo Izraelin”, shkruan bbc.

Lexo po ashtu Macron i bën thirrje Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza

Lideri izraelit argumentoi se ushtria po përpiqet t’i largojë civilët nga konflikti ndërsa Hamasi i përdor ata si mburoja njerëzore.

“Krimet e kryera sot nga Hamas-ISIS në Gaza do të kryhen nesër në Paris, New York dhe në mbarë botën”, paralajmëroi ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë kundër militantëve të Hamasit pasi ky i fundit kishte organizuar një sulm të papritur më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/