Telegrafi

Macron dhe Zelensky do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe për sigurinë

Presidentët e Francës dhe Ukrainës, Emmanuel Macron dhe Volodymyr Zelensky, do të nënshkruajnë nesër në Paris një marrëveshje dypalëshe të sigurisë, njoftoi pallati Elysee.

“Marrëveshja është pjesë e angazhimit të pranuar në takimin e grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara të industrializuara (G7), të mbajtur në margjinat e samitit të NATO-s në Vilnius në korrik 2023”, thuhet në njoftimin e presidencës franceze, transmeton Telegrafi.

Udhëheqësit e NATO-s atëherë, për pakënaqësinë e Kievit, vendosën një afat kohor për anëtarësimin e Ukrainës në aleancën Atlantike, por vendet e G7 u zotuan të ofrojnë mbështetje ushtarake “në një afat të gjatë” për ta ndihmuar atë të luftojë ofensivën ruse, dhe për të penguar Moskën nga sulmet në Ukrainë.

Lexo po ashtu Një prej betejave “më të ashpra”, ukrainasit e mbështetur nga vullnetarët amerikanë, britanikë – kanadezë e australianë eliminojnë 22 ushtarë rusë

Britania e Madhe ishte e para që arriti një marrëveshje të tillë gjatë vizitës së kryeministrit Rishi Sunak (Rishi) në Kiev më 12 janar. Franca do të jetë vendi i parë i Bashkimit Evropian që do të përfundojë këtë marrëveshje.

Presidenca e Ukrainës njoftoi të enjten se Zelensky, së përveç Parisit, do të vizitojnë edhe Berlinin nesër.

Ukraina vazhdon negociatat me një sërë vendesh të tjera, nga Italia në SHBA. Vende të tjera, si Polonia dhe disa vende skandinave, iu bashkuan nismës së G7.

“Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës hyn në vitin e saj të tretë (24 shkurt), Franca ripohon vendosmërinë e saj për të vazhduar të ofrojë, në planin afatgjatë dhe me të gjithë partnerët e saj, mbështetje të palëkundur Ukrainës dhe popullit ukrainas”, tha Pallati Elysée në një deklaratë.

Lexo po ashtu Ukrainasit kryejnë sulm ajror mbi qytetin rus Belgorod

Detyrimet e sigurisë kanë të bëjnë me sigurimin e pajisjeve moderne ushtarake, trajnimin e ushtarëve ukrainas dhe forcimin e industrisë së mbrojtjes ukrainase.

Situata aktualisht është e vështirë në terren për ukrainasit të cilëve u mungojnë burrat dhe armët, ndërsa një paketë e re ndihme amerikane është bllokuar në Kongres.

Është vizita e tretë e presidentit ukrainas në Paris që nga fillimi i luftës, pas qëndrimit të tij në shkurt dhe maj 2023.

Zelensky dhe Macron do të diskutojnë gjithashtu situatën në front, nevojat ushtarake, ekonomike dhe humanitare të Ukrainës, si dhe negociatat për pranimin e Ukrainës në BE. /Telegrafi/