Site icon Telegrafi

Macron: Bashkim doganor pas BREXIT-it me Londrën praktikë e njohur

Bashkimi doganor mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, i propozuar këtë javë nga laburistët britanikë, do të ishte një zgjidhje si modeli turk, që nuk mundëson një hyrje të plotë në tregun unik, deklaroi sot Presidenti francez, Emmanuel Macron, sipas të cilit kjo është një praktikë e njohur.

“Një bashkim doganor është një zgjidhje që ekziston, kjo është marrëdhënia me Turqinë”, komentoi shefi francez i shtetit gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministren norvegjeze, Erna Solberg.

Shefi i partisë laburiste britanike, Jeremy Corbyn deklaroi dje se kërkonte një bashkim të ri doganor me BE-në pas Brexit, duke akuzuar qeverinë konservatore se po linte britanikët në errësirë.

Nga ana tjetër, Emmanuel Macron, mori shembullin e Norvegjisë, që nuk është anëtare e BE-së, por që ka vendosur marrëdhënie të veçanta dhe që i mundësonte një qasje në tregun unik duke pranuar kushtet e vendosura nga Brukseli. /Telegrafi/

Exit mobile version