Presidenti francez, Emmanuel Macron ka akuzuar Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara për bllokimin e eksportit të vaksinave të coronavirusit, shkruan e përditshmja britanike Telegrafi.
Marcon thotë se është i gatshëm të marrë në konsideratë thirrjen e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për prodhuesit e vaksinave të coronavirusit të heqin dorë nga të drejtat e patentës, por theksoi se në luftën globale kundër pandemisë është shumë më e rëndësishme për Uashingtonin që të heqë ndalimin e eksporteve të vaksinave, raporton financialtimes.
“Sot, Anglo-Saksonët po bllokojnë shumë përbërës dhe vaksina dhe 100 përqind e dozave të prodhuara në Shtetet e Bashkuara janë të destinuara për tregun e tyre”, theksoi Macron, duke theksuar se BE-ja po lufton për t’i bërë vaksinat një të mirë publike.
Tema e bisedës gjatë ditës së dytë të samitit të BE-së në Porto duhet të jenë çështjet shoqërore, por analistët shprehën pritjen se do të ketë bisedime në lidhje me thirrjen e presidentit amerikan për prodhuesit e vaksinave të heqin dorë nga të drejtat e tyre të patentës.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur kundërshtim ndaj idesë, duke pretenduar se kjo do të shkaktonte komplikime në prodhimin e vaksinave, ndërsa anëtarët e tjerë të BE janë të ndarë për këtë çështje. /Telegrafi/