Site icon Telegrafi

Macherano ndihet i mashtruar, kërkon largimin

Javier Mascherano është lodhur me Barcelonën po kërkon një transferim te Juventusi.

Situata e argjentinasit është publikuar në faqen e parë të edicionit të sotëm të publikimeve katalunase.

Në ekskluziven e saj, pretendohet se Mascherano ndihet i mashtruar nga klubi katalunas nga se nuk janë mbajtur premtimet për të luajtur në mesfushë, ku edhe katër muaj më parë deklaroi ishte i pakënaqur më këtë tretman.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Shpresa e fundit e argjentinasit është që të ketë një takim me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu pas Kupës së Amerikës.

Juventusi tashmë thuhet se kanë një marrëveshje për Dani Alves, i cili është një agjent i lirë, por për Macheranon, Barcelona kërkon hiç më pak se 50 milionë euro, ndërsa bardhezinjtë besohet se kanë ofruar vetëm 15 milionë. /Telegrafi/

Exit mobile version