Telegrafi

“Ma dërgo një foto ose do të vras”, kush është 27-vjeçari që shantazhonte të miturën në Tik-Tok dhe i kërkonte marrëdhënie seksuale

Benard Çullhaj,  27-vjeçar, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka ngacmuar seksualisht dhe kërcënonte një 15-vjeçare që t’i dërgonte foto apo video intime.

Çullhaj banues në Tiranë, kërcënonte të miturën me profile false.

Pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, 27-vjeçari u ndalua gjatë operacionit policor të koduar “Intimiduesi”

Policia sekuestroi qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjete të tjera sociale, të cilat do t’i në nështrohen një analize të thellë hetimore.

Nga biseda në rrjetet sociale, Çullhaj i kërkon foto të miturës, ndërsa kjo e fundit i thotë se do të vrasë veten.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar edhe dy ngjarje të tjera me autor të dyshuar 27-vjeçarin, i cili shantazhonte dy vajza 15 dhe 16 vjeçe.