Dy konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku dhe Ylli Dervishi, janë përfshirë në një debat të ashpër më njëri-tjetrin.
E mollë sherri ishte nominimi në zinxhir, ku Santiana e ka shpëtuar Albën, e Buci është shprehur se si se ka shpëtuar shokun më të mirë, pra Bucin.
“Nuk besoj që je aq e prishur që të mos e shpëtosh shokun, mendoj pak gjërat”, i është drejtuar Buci bukuroshes nga Gjakova.
“Nuk dua të mendoj, më ke nominuar në sy”, u shpreh ajo.
“Që nuk mendon ti, unë mendoj. E kam ditur që nuk do të dalësh. E ke treguar veten Santi”, vazhdoi më tej ai.
Santiana është zemëruar shumë sepse sipas saj ai tre ditë më herët as nuk i ka foluar asaj, tash kinse po kërkon llogari.
“Ma ke kthyer shpinën”, theksoi mes tjerash e nervozuar Maloku. /Telegrafi/