Telegrafi

“Ma Jolie”, lansohet klipi i ri nga Gent Fatali

Gent Fatali në videoklipin e këngës "Ma Jolie" (Foto: Screenshot/YouTube/Gent Fatali)

“Ma Jolie” mban titulli kënga më e re e Gent Fatalit, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga e re është realizim i producentit Alandy, ndërsa tekstin e ka shkruar vet këngëtari.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gent Fatali

Për xhirimin e videos muzikore është angazhuar Kotorri që e ka bërë regjinë.

Bashkëpunimi me Bes Kallakun, ka qenë një prej projekteve më të fundit të Gent Fatalit që është pëlqyer shumë.

Videoklipi i këngës “Na vjen dita (Bella Ciao)” u lansua në verën e vitit të kaluar dhe është shikuar mbi 5.7 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/