Telegrafi

“Ma hodhe në plehra të gjithë investimin” – ‘Kriset’ miqësia mes Oltës dhe Armaldos në BBVA

Po vazhdojnë debatet në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, Big Brother VIP.

Derisa Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri u afruan tejet shumë me njëri-tjetrin kohëve të fundit, kjo duket se nuk eci gjatë.

Ata në ditën e sotme (e premte) patën një debat të gjatë duke diskutuar për largimin e Maestros, pasi aktorja u afrua me banorin e ri, Qetsorin.

“Ti të tentosh të më bësh mua lojë. A e di sa kilometra larg je. E ndërpreva atë lojë të shëmtuar që ti tentove ta bësh me mua. Ke fuqi të më vësh në lojë, hajde. Ti u bëre xheloz se Qetsori filloi të rri me mua dhe unë fillova të rri me Qetsorin. Qetsori u afrua te unë i pari, na afruan disa mendime që kemi”, iu drejtua Olta, Armaldos.

Lexo po ashtu Milaim Zeka: Olta nuk e di as kush është Prekazi as familja Jashari, imagjinoni kush quhet VIP tek ne shqiptarët

“Unë po tregohem i sinqertë dhe këtë sinqeritetin tim nuk duhet ta kthesh ka të duash”, vazhdoi në anën tjetër tenori i njohur.

Gixhari vazhdoi t’i thoshte se është shumë i lëkundur dhe se është person i rrezikshëm.

E njëjta tutje i tha se i ka bërë dëm në lojë meqë është me Luizin dhe se ia ka hedhur gjithë investimin në plehra. /Telegrafi/