Telegrafi

Lyrical Son publikon në YouTube këngën “Leshkobar”

Lyrical Son (Foto: Instagram)

Reperi i njohur i estradës shqiptare, Lyrical Son, ka publikuar në kanalin zyrtar, YouTube edhe këngën “Leshkobar”. 

Ky projekt, i cili është pjesë e albumit “United State of Albania”, është sjellë në versionin audio dhe u prit mjaft mirë nga publiku.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, ndërsa beatin e ka realizuar ‘Strike Beatz’.

Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Pressplay, kurse meritat më të mëdha shkojnë për grupin PINT pasi i gjithë projekti është realizuar nën përkujdesjen e tyre.

Lexo po ashtu MC Kresha, Lyrical Son, Semiautomvtic, Kreshnique dhe NS publikojnë në YouTube këngën "Beirut"

Kjo këngë pason pas bashkëpunimit të Lyrical Son me Mc Kreshën, Semiautomvtic, Kreshnique dhe NS, të cilët javën e kaluar lansuan “Beirut” në platformën YouTube.

Ndërkohë, MC Kresha dhe Lyrical Son publikuan më 17 shkurt për ditën e pavarësisë së Kosovës albumin “United State of Albania”.

Albumi “USA” gjithashtu përmban 23 këngë, shumica bashkëpunime me hip hop yje të skenës. /Telegrafi/