Reperi i njohur, Lyrical Son, ashtu si të gjithë kolegët e tij ka ndërprerë të gjitha aktivitetet muzikore shkaku i coronavirusit.
Ai ndërkohë po tregohet aktiv herë pas here në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij.
Së fundmi, reperi publikoi një fotografi mjaft të veçantë, ku shfaqej teksa i jepte një përqafim të ngrohtë bashkëshortes së tij, Gresës.
“Amore” shkroi ai në mbishkrimin e këtij imazhi, e që përkthyer në shqip do të thotë “dashuri”.
Fotografia në fjalë është pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga ndjekësit, të cilët i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë e tyre si çifti.
Lyrical Son dhe Gresa janë prindër të dy fëmijëve. /Telegrafi/