Hip hop ylli, Lyrical Son, gjithnjë di të tërheqë vëmendje me deklaratat e tij.
Ai së fundmi lansoi albumin “USA” në bashkëpunim me MC Kreshën që arriti rekord të shitjeve.
Me pirateri të ndaluar deri në maksimum, “USA” u prit mirë nga publiku dhe tashmë prej aty janë disa hite si “Beirut”, “Filmi i Fundit” dhe “Semafori”.
Ai në një intervistë të fundit për Prive foli rreth albumit dhe shumë të rejave në karrierë.
Sipas tij një artist vë trende nëse punon vazhdimisht.
“Një artist duhet të qëndrojë më shumë në studio se në kafene”, shprehet mes tjerah Lyrical Son duke përkufizuar karrierën e një artisti të vërtetë.
Ndërkaq ai potencoi se e pati të vështirë që të shijojë suksesine albumit të ri pasi qëndroi në Amerikë.