Site icon Telegrafi

Lyrical Son me projekt të ri

Reperi kosovar, Festim Arifi, i njohur si Lyrical Son, ka njoftuar se shumë shpejt do të sjellë këngën e re.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar fansat e tij se ka gati projektin e ri.

“Hmmmm, me lëshua një këngë për 2-3 ditë?!…Okk, rrini t’kyqt specialista, se shumë shpejt po vjen 1 këngë e re..!!!”, ka shkruar këngëtari duke treguar se kënga ka titullin “Shush” dhe se ai ka shkruar tekstin e saj.

Kënga e fundit e Lyrical Son është “Athu kush”, e lansuar shtatë muaj më parë, e që deri tani ka mbi 2.5 milionë klikime në YouTube.

Exit mobile version