Sot është 1 prilli, ajo që në të gjithë botën njihet si “dita e gënjeshtrave”.
Duke marrë parasysh gjendjen e izolimit në të cilën ndodhet bota, kjo ditë për t’u kujtuar për gënjeshtra ishte më e zbehtë se kurrë, por që pati edhe nga ata që nuk i lanë anash gënjehtrat apo ironitë.
Këtë të fundit, zgjodhi të bëjë reperi i njohur i estradës, Lyrical Son, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.
Ai këtë herë ironizoi me politikanët duke thënë se është dita e tyre, e mbrapa nuk i la as disa prej kolegëve të tij reperë, duke i quajtur në një lloj forme “gënjeshtarë”.
“Urime ditëlindjen politikanëve dhe reperëve të vendit…ishalla jeni shëndoshë e mirë”, shkroi Lyrical Son në Instastory.
Reperi përndryshe ashtu si çdo koleg i tij nga estrada, ka pezulluar së fundmi të gjitha aktivitetet e tij shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/