Telegrafi

Lyrical Son interpreton për fansat live me kitarë disa nga këngët e tij më të njohura

Foto: Lyrical Son/Instagram

Reperi i njohur Lyrical Son po tregohet argëtues për fansat e tij gjatë këtyre ditëve të karantinimit.

Të enjten, ai vendosi që me sugjerimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, të realizojë një video nga shtëpia, duke interpretuar muzikë live për fansat.

Me kitarë në dorë, reperi emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, këndoi dy prej këngëve më të njohura.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai interpretoi për fansat e tij në versionin akustik këngët “Menemadhe” dhe “Athu thush”.

Kjo performancë e tij në kushte shtëpia është pëlqyer në masë të madhe nga ndjekësit dhe kjo është vërejtur edhe nga numri i madh i pëlqimeve dhe komenteve.

Lyrical Son është vetëm një nga disa prej emrave të estradës që gjatë këtyre ditëve të izolimit, ka gjetur një mënyrë tjetër kreative për të qenë pranë fansave me muzikën e tij. /Telegrafi/