Telegrafi

Lyrical Son feston ditëlindjen e 38-të

Foto: Berat Ramadani

Festim Arifi i njohur me emrin artistik, Lyrical Son sot ka festuar ditëlindjen.

Reperi lind me 28 janar të vitit 1984 dhe sot mbush 38 vite, teksa pranoi urime të shumta nga ana e miqve, kolegëve dhe fansave të tij.

Vet ai në një postim në Instagram ka falënderuar të gjithë ata që e uruan në këtë ditë kaq të veçantë për të.

Foto: Berat Ramadani

“Faleminderit për urimet te gjithëve…!!! Ju dëshiroj’ shëndet, paqe dhe lumturi….38”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e një imazhi.

Kujtojmë që Festimi prej vitesh është i martuar me Gresa Krasniqin, çifti janë prindër të dy vajzave.

Ndërsa, pak kohë më parë reperi ka publikuar albumin e ri në bashkëpunim me reperin tjetër dhe bashkëpunëtorin e tij prej shumë vitesh “Muzikë e Alltisë”. /Telegrafi/

Foto: Lyrical Son/Instagram