Reperi i njohur Lyrical Son vetëm pak ditë më parë solli një bashkëpunim të ri me këngëtarin Genc Prelvukaj.
Kënga e tyre “Andërr” është pritur mirë nga fansat, dhe ka grumbulluar afro gjysmë milioni klikime në kanalin YouTube për vetëm dy ditë.
Lyrical Son është një emër mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, reperi nga Prishtina ka publikuar një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Gresës, teksa pozojnë pranë një porti.
Ata kanë vizituar ishullin e Kretës në Greqi, ku janë duke kaluar disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Dyshja janë ndër çiftet më të dashur për publikun, dhe janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Eva.
“St’thirri n’telefon, veq me ta ni zonin, po du me kon me ty, prej t’dytit deri me t’parin”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu edhe disa vargjeve të kënduara nga vet ai në këngën “S’thirri n’teelfon”. /Telegrafi/