Telegrafi

Lyrical Son me dedikim romantik për bashkëshorten në shtatë vjetorin e lidhjes

Foto: Lyrical Son/Instagram

Lyrical Son është një nga reperët më të njohur të skenës, që ndër vite i ka rezituar kohës.

Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ai ka publikuar një imazh ku shfaqet në veturë pranë bashkëshortes së tij, Gresës.

Data e 5 korrikut është shumë e rëndësishme për çiftin në fjalë, kjo pasi në këtë datë ata janë njohur ekzaktësisht shtatë vite më parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndaj dhe Lyrical Son, në mbishkrimin e fotografisë të ndarë me fansat, ka shkruar përbri saj një dedikim për bashkëshorten e tij.

Foto: Lyrical Son/InstaStrory

“Urime shtatë vjet bashkë zemër, ishalla plakemi bashkë”, kanë qenë fjalët e reperit.

Ndërkohë, dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2014. /Telegrafi/