Site icon Telegrafi

Lyrical Son, dedikim emocional bashkëshortes për përvjetorin e martesës (Foto)

Lyrical Son është një nga reperët më të dashur të publikut.

Ai shumë i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat ndonjë fotografi nga përditshmëria ose jeta personale e tij, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Lyrical Son si gjithmonë i veçantë, vjen me imazhin më të dashur për Bajram (Foto)

Së fundmi, Festimi është bërë mjaft emocional, teksa ka publikuar një fotografi me dedikim të veçantë për bashkëshorten, në rrjetin social Instagram.

Në fotografinë ku dyshja shfaqen mjaft të afërt me njëri-tjetrin pranë një pishine, Lyrical Son shkruan në mbishkrimin e fotografisë një urime për përvjetorin e tyre të martesës, të cilin e festojnë sot (e mërkurë)

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“5 Vjet Dashni, 5 Vjet Bashk’, 5 Vjet Une e Ti hahah..!!! Cdo dite e me shume e shoh qe tdu shume e me shume se dje… Urime 5 vjetori gjysma ime, ishalla jemi bashk’ edhe 100 tjera. T’Don Misifi”(sic.), shkruan Lyrical Son.

Përndryshe, Lyrical Son dhe Gresa janë ndër çiftet më të lumtur të estradës. /Telegrafi/

Exit mobile version