Aktorja kosovare, Ema Uka, në emisionin E diela me Vesën ka treguar për herë të parë publikisht se është në lidhje.
“Nuk e kam treguar asnjëherë më parë. Mund të them që e kam një shok të zemrës, kam të dashur”, ka thënë Uka, transmeton koha.net.
Kur është pyetur se kur ka ndërmend të martohet, aktorja është përgjigjur: “Ka kohë”,
Mes tjerash, Ema ka thënë se nuk ka menduar kurrë që të futet në politikë dhe se aktorja e saj e preferuar është Meryl Streep.
Ema Uka për publikun e gjerë është bërë e njohur me rolin e Lyrës në serialin komik, “O Sa Mirë”. /Telegrafi/