Site icon Telegrafi

Lypsarja shtatzënë, pasi pëfundon “orarin e punës” largohet me Mercedes (Video)

Së bashku me një djalë të vogël, gruaja shtatzënë qëndronte në skaj të rrugës. Me ndihmën e një cope kartoni – ku shkruante “Ju lutem, më ndihmoni” – ajo mblidhte lëmoshë nga kalimtarët.

Mirëpo, kjo grua pasi “përfundon orarin e punës”, largohet me veturë luksoze të tipit Mercedes.

Këtë fakt e kishte zbuluar Melissa Smith, e cila e kishte parë gruan në një pikë furnizimi me gaz, ku edhe i kishte bërë fotografitë, transmeton Telegrafi.

Më pas ajo ka përcjellë lëvizjen e veturës, nëpër San Diego të Kalifornisë, ndërsa fotografitë i ka dërguar në polici dhe në KGTV, të cilët kanë filluar të merren me rastin.

Policia ka filluar hetimet për këtë grua dhe për drejtuesin e veturës që dyshohet se është partneri i saj. /Telegrafi/

Exit mobile version