Telegrafi

Lyoni ia ofron Fekirin skuadrave angleze

Nabil Fekir (Getty Images)

Lyoni thuhet se është i etur për të gjetur një blerës për yllin Nabil Fekir pas dështimit të transferimit të tij te Liverpool.

Transferimi i mesfushorit të Francës në Liverpool dështoi javën e kaluar, por Lyoni janë ende të përgatitur për të fituar nga ai.

Sipas mediumit anglez The Sun, ylli francez i është ofruar klubeve të Ligës Premier për një shifër prej 66 milionë funteve.

Lexo po ashtu Dështon transferimi i Fekirit te Liverpooli

Chelsea dhe Tottenham janë në treg për një mesfushor sulmues si Fekir dhe janë mbi Manchester Cityn, të cilët kanë shënjestruar Riyad Mahrez.

Nabil Fekir (Getty Images)

Në garë thuhet se është edhe skuadra tjetër e madhe angleze, Manchester Unitedi.

Fekir hyri në ekipin e parë të Lyon në vitin 2013 dhe sezonin e kaluar ishte i shkëlqyeshëm duke shënuar 21 gola në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Formacioni i vitit në Ligue 1, dominohet nga lojtarët e PSG-së

Sezoni i tij mahnitës e bëri atë të fitoi një thirrje tek skuadra kombëtare e Francës nga trajneri Didier Deschamps.

Fekiri u zgjodh në ekipin kombëtar përpara emrave të njohur si Anthony Martial, Dimitri Payet dhe Alexandre Lacazette. /Telegrafi/